Tradicionalisht ia kanë dalë ndaj këtij kundërshtari dhe kjo ndikon shumë në duelet e futbollit. Milani ka qenë thuajse gjithnjë më i zoti se Mançester Junajtidi në sfidat përballë në Europë, por momenti i përballjes së sotme nuk është më i miri për italianët. Trajneri Stefano Pioli nuk do të ketë disa nga yjet e tij kryesorë, duke nisur me Zllatan Ibrahimoviçin, pastaj Çalhanoglunë dhe Ante Rebiçin që nuk luajnë në ndeshjen e parë të Ligës së Europës sot në “Old Traford”, ndërsa Teo Hernandez është në dyshim të madh.
Kjo prish jo pak, punë edhe pse Milani është më shumë se kaq. Me Kesin si udhëheqës, me Donarumën, Kalabrinë, Kastijehon, Benaserin, Brahim Diazin, Haugen, Tonalin, si dhe me qendërmbrojtësin e ardhur nga Çelsi, Fikajo Tomori, kuqezinjtë mund t’u krijojnë probleme vendasve. Në ndeshje të mëdha, trajneri Pioli luan me kundërsulm dhe shpesh ka pasur sukses, edhe pse duelet me Crvena Zvezdën një raund më parë ishim me drithërima dhe Milani ishte pranë eleminimit.
Sfidanti.al