Manchester United-Milan, një sfidë penalltish; së bashku kanë ekzekutuar 34

Manchester United-Milan që do të luhet këtë të enjte ëshyë një sfidë që premton spektakël. Me siguri është sfida e 1/8 të finaleve që ka interesin më të madh në Europa League. Djajtë e Kuq dhe Kuqezinjtë pervec rendimentit të mirë, kanë edhe një tjetër emërues të përbashkët; kanë fituar shumë 11 metërsha në favor. Në total janë 34 penallti të ekzekutuara nga të dyja skuadrat së bashku nga të cilat 14 nga Manchester United dhe 20 nga Milani

Meritën për këtë e ka loja sulmuesi që aplikojnë si skuadra e Solskjaer ashti edhe ajo e Stefano Piolit duke dërguar në zonat kundërshtare shumë lojtarë duke rritur në këtë mënyrë shanset për të fituar 11 metërsh.

Për Manchester United janë 13 penallti të shënuara dhe 1 e gabuar; 10 nga 11 penallti për Bruno Fernandes, 1 nga 1 për Matën, Martian e Rashford. Kuqezinjtë kanë ekzekutuar 20 penallti nga të cilët 15 të shënuara dhe 5 të gabuara; 9 nga 10 për Kessie, 2 nga 2 për Calhanoglu, 1 nga 1 për Hernandez dhe vetëm 3 nga 7 për Ibrahimovic

Sfidanti.al