Është e vështirë që të luash kundër një ekipi shtatë herë kampion të Evropës dhe këtë e provoi në lëkurën e vet edhe Shkëndija e Tetovës në “San Siro”, në ndeshjen me Milanin që dërgoi në rrjetën e tetovarëve plot gjashtë gola, duke u dhënë atyre dhe një nofkë të re – 6këndija! Me siguri që kjo nofkë u ka pëlqyer më shumë tifozëve të rivalit kryesor të saj në Maqedoni. Vardarit të Shkupit.
Sigurisht që humbja përjetohet me dëshpërim, sidomos, kur ajo është kaq e thellë, madje më e thella e ekipit tetovar në 22 ndeshjet që ajo ka luajtur në grupet kualifikuese të Ligës së Evropës.
Sfidanti.al