Juventusi gjithnjë di të bëjë biznes, çfarë blerjeje Matyidi!

Nëse Barcelona jep 40 milionë për Paulinjon, një lojtar mjaft të mirë, por jo të madh, Juventusi nuk shkon aq larg. Një futbollist i rëndësishëm, Blez Matyidi, i fortë tek Paris SG dhe i fortë tek Franca, erdhi për “vetëm” 20 milionë euro, plus 10.5 milionë të tjerë në formë shpërblimesh. Natyrisht, kur arrin suksese 10 milionë nuk janë ndonjë gjë shumë e madhe. Matyidi është një zgjedhje shumë e mirë në krahun e majtë, që di të dalë mirë në sulm dhe të mbrojë, një alternativë shumë e përshtatshme për mesfushën e Alegrit. Përvoja nuk mungon, përkundrazi, ka fituar 4 tituj kampion në Francë, 3 Kupa të Francës, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Superkupa po të Francës. Futbollisti është 30 vjeç dhe ka nënshkruar kontratë deri në 2022.

Sfidanti.al