Konte në gaz para mediave: Mua s’më mbetet veçse të qesh!

E kush nuk e kujton batutën e Kadri Roshit (Plakut Mere) në filmin shqiptar “Njeriu me Top”, këtu e 40 vjet më parë. Pikërisht kështu u duk Antonio Konte, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Premier Ligës për Çelsin e tij. Pyetja, apo mirë deklarimi i gazetarit, ishte se “Diego Kosta ka thënë se trajtimi që po më bën Çelsi më bën që ta ndjej veten si ndonjë kriminel”. Trajneri italian nuk e mbajti aspak veten, por nisi të qeshte me të madhe, madje mediat angleze e quajtën “e qeshur histerike”.

“Unë preferoj të qesh, – tha më në fund trajneri i bluve, – është e madhe, e madhe. Mund t’iu them, gjithsesi, se tek Çelsi kushdo e di se çfarë ndodhi në sezonin e kaluar. Intervista (e Kostës) ishte vërtet humoristike”. Megjithatë, Konte shtoi se “nuk dua të përgjigjem më për këtë çështje, pasi për mua kjo është e shkuara”. Diego Kosta, ndërkaq, mbetet në Brazil, refuzon të kthehet në stërvitje tek ekipi i dytë, dhe dëshiron të shkojë tek Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al