Denimi i Simeones, Atletiko Madrid ben apelimin ne UEFA

Diten e premte UEFA denoi trajnerin Diego Pablo Simeone me 4 ndeshje pezullim pasi u perjashtua nga arbitri per fjalet fyese ndaj tij ne ndeshjen e Europa League me Arsenalin. Atletiko Madrid nuk humbi shume kohe dhe dergoi me zyrat e Komisionit te Apelit te UEFA dokumentacionin e apelimit per kete denim te 48 vjeçarit me shpresen qe te pakten ky denim do te reduktohet.

Tashme Simeone e ka kryer nje pjese te ndeshkimit pikerisht me sfiden e kthimit ndaj Topçinjve te Londres, tani i mbeten 3. Ndeshja tjeter qe Atletiko do te luaje pa Simeonen ne pankine eshte pikerisht finalja e Lionit me Marsejen. Nese Atletiko do te fitoje kete finale do te humbase edhe Superkupen e Evropes gjithnje nese UEFA do te hedhe poshte apelimin e Atletikos dhe do te lere me fuqi denimin me 4 ndeshje pezullim te trajnerit argjentinas.

Sfidanti.al