Vjen konfirmimi; Iniesta nuk do te shkoje ne Kine

Andres Iniesta nuk do te shkoje ne Kine. Ai qe konfirmon lajmin eshte klubi i Superliges Kineze, Çongking Dangdai Lifan nepermjet nje komunikate zyrtare. Se fundmi eshte  folur shume per mundesine e transferimit te kapitenit te Barcelones ne vendin nga Azia e Larget, por ne te vertete bashkepunimi mes tij dhe klubit kinez nuk do te jete ne futbollin e luajtur.

‘Persa u perket zerave per ardhjen e Inietses te Çongking Dangdai Lifan, klubi kujton se do te beje investime racionale-theksohet ne komunikaten e ketij klubi-nuk do te shkojme kunder politikes se Federates sone dhe as do te trondisim merkaton. Do te thellojme bashkepunimin me Andres Iniesten, por ai nuk do te luaje me ne’.

Pas kesaj eshte e paevitueshme pyetja: Ku do te jete e ardhmja e Iniestes ne perfundim te ketij sezoni?

Sfidanti.al