Alibi   perfekte: dhuna në Vlorë, kozmetikë për skenarin e kompromiseve!

Gaboi Vlora me arbitrat apo gabuan arbitrat me Vlorën?  Sikur të ishte kjo pyetja më pikante e javës, e një javë ku kompromisi  në rezultate u mbulua  mrekullisht pas maskës së dhunës, ky do të quhej një marifet diriblues..    Të një dhune që shërbehet  me mjeshtri aktori nga zyrtarët tanë të talentuar, të cilët ndjejnë dhimbje “prindi” sapo  goditet  në kokë një arbitër,  aq sa harrojnë të mbyllin edhe sara[ineskën e golave që po përmbytin fushën.  Ndaj pyetja ç‘ishte kjo që ndodhi në Vlorë, sikur na zhyt në  amnezi që  të harrojmë ngjarjet e stisura në ndeshjet e tjera, aty ku është “çarë” koka e vetë futbollit , e cila nuk shërohet  enkas  nga”kirurgët”,  që të përfitojnë sa më shumë nga pacienti i sëmurë.

Dhe cili nuk  e pranon se pacienti –futboll në këto momente po jeton [astet me tragjike. Apo kur mendon  se  dënimi vjen  i dyfishtë..nga jashtë dhe nga brenda. Nga jashtë   është ngritur frikshëm,  sipër kokës së “Skënderbeut”, shpata e UEFA-s , kurse nga brenda, kemi një komandant ndëshkues , një Skënderbe-president  , pa fe sportive,  për të cilin tregohet anektoda se shpatën e tij nuk mbajnë  dot gjithë klubet bashkë, as edhe një Federatë e tërë…

Në tokën ku ka shumë “Skënderbej” edhe ruleti i fatit duket se punon më shumë për të keqin se sa për të mirin. Pritet dënim për ekipin e Skënderbeut” , atë që ka dhënë shfaqjen më të bukur në cilësinë e lojës, kur nuk e shkelte betimin për lojë nderi,  kurse “Skënderbeu” tjetër, ai i prapësisë  në zyra,  spikat për shfaqjen despotike, për komandimin  totalitarist  të garës së kampionatit, dhe  jo vetëm nuk dënohet, por  ka besimin e tepruar se është i pagjykueshëm.

Një zot që, edhe pse  po jeton rënien nga qielli dhe nga froni, pasi  futbolli që ai di të komandojë  nuk ka lidhje me lojën që kemi shijuar  ndër vite,  i gëzohet harbimit të tij. Një harbim i rrezikshëm sa po jetojmë tragjiken si normale: në fushat tona të futbollit,  nga fëmijët tek burrat,  janë mësuar të falen në një kishë  amorale, ku predikohet  se fituesi  nuk del më nga fusha, nuk del më nga arti kolektiv me topin, por nga lidhjet që ke me djallin…

G.Sinemati

Botuar ne gazeten Panorama Sport