Rezultatet nuk vijnë dhe klasifikimi është për të qarë me lot, por periudha e Krishtlindjeve dihet I bën të gjithë pak më të mirë dhe Aurelio De Laurentis nuk bën përjashtim. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Il Mattino’, te Napoli janë shfaqur shenjat e para të zbutjes së presidentit të klubit pas rebelimit të lojtarëve në përfundim të ndeshjes me Salzburgun.
Mësohet se De Laurentis ka zhbllokuar pagat e futbollistëve pasi në muajin nëntor dhënia e tyre kishte mbetur pezull, ndërkohë që përsa iu përket gjobave, ka ende kohë për një pajtim. Pra sipas të përditshmes napoletano, De Laurentis u zgjat dorën për paqe lojtarëve dhe kjo nuk është për meritë të Gatuzos, kjo sepse presidenti I Napolit e kishte marrë këtë vendim përpara shkarkimit të Ancelottit,
De Laurentis kërkon të largojë cdo alibi te skuadra që duhet të mendojë vetëm për fushën e lojës dhe kështu vendosi që t’I falë rebelë; një Kolegj arbitrar nuk është konstituuar ende, një shenjë kjo që Napoli nuk ka ndërmend t’I shkojë deri në fund cështjes se gjobave. Tani De Laurentis pret një reagim nga ana e ekipit duke nisur që nga ndeshja e fundit për 2019 ndaj Sassuolos. Bërja e kthesës është një detyrim për Napolin që në shkurt në 1/8 e Ligës së Kampioneve do të duhet të përballet me Barcelonën
Sfidanti.al