Ajaksi i Amsterdamit ndoshta po zhvillon sezonin e tij më të mirë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe nga më të merituarit është lojtari anësor David Neres që po luan shkëlqyeshëm dhe me përformancën e tij fantastike ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj. Madje, media shkruan se për këtë futbollist brazilian 22-vjeçar kanë shprehur interesim pesë klube: PSZH, Juventus, Borusia e Dortmundit, Liverpuli dhe Evertoni.
Neresi ka ardhur tek Ajaksi në janar 2017, kur ai u shpërgul nga Sao Paulo në Amsterdam, pasi për të u paguan 12 milionë euro. Para dy javësh, Neresit iu bë realitet ëndrra fëminore, kur ai veshi bluzën e përfaqësueses së Brazilit në ndeshjen miqësore kundër Çekisë.
Siodoqoftë, nëse Neresi do të largohet, kjo do të jetë një goditje e re e fortë për Ajaksin, nga i cili tanimë është larguar mesfushori i talentuar, Frenki de Jong, për te Barcelona, ndërsa pritet edhe largimi eventual i stoperit të shkëlquer të ri, Matijs De Liht.
Sfidanti.al