Nuk mund të ndodhte ndryshe, edhe Barcelona nderoi kujtimin e Diego Armando maradonës pas ndarjes nga jeta në 25 nëntor. Përpara ndeshjes me Osasunën, skuadrat mbajtën 1 minutë heshtje për nder të El Pibe De Oros, ndërkphë që dy fanela blaugrana me nr.10 u ekspozuan në tribunë dhe në qendër të fushës në Camp Nou.
Ndërsa në anët e fushës u shfaqën imazhet e Maradonës me fanelën e Barcelonës përpara transferimit të tij te Napoli. Në të gjithë këtë moment emotiv, ai që u shfaq i prekur në mënyrë të vecantë gjatë minutës së heshtjes oishte pikërisht kapiteni Lionel Messi që prej vitesh është përkufizuar si trashëgimtari i Diego Armando Maradonës
sfidanti.al