Vdekja e Maradonës, hetohet mjeku i tij për vrasje pa paramendim

Ka zhvillime të bujshme në hetimet që po kryhen në Argjentinë për vdekjen e Diego Armando maradonës. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja argjentinase ‘La nacion’, për të verifikuar parregullsitë e mundshme për kurim në shtëpi të El Pibe de oros, Gjykata urdhëroi kryerjen e kontrolleve në banesën dhe zyrën e mjekut të legjendës së futbollit, Leopoldo Luque që bëhet personi i parë nën hetim dhe për momentin bëhet fjalë për vrasje pa paramendim

Luque është mjeku që në 3 nëntor operoi Maradonën për heqjen e një hematome në kokë. 60 agjentë bënë kontrollin në shtëpinë dhe klinikën e doktorit që të mërkurën gjendej në banesën e kampionit argjentinas në lagjen San Andres në periferi të Buenos Airesit dhe që mori në telefon urgjencën për të kërkuar një ambulancë në orën 12:16.

Hetuesit duan të kuptojnë se sa herë kishte shkuar Luque në shtëpi për të kontrolluar pacientin e tij. Deri tani neurokirurgu isjhte i vetmi anëtar i stafit të Maradonës që nuk u pyet në cilësinë e dëshmitarit. Gjithnjë sipas ‘La Nacion’, Leopoldo Luque u shfaq i befasuar kur pa zyrtarët e gjykatës dhe forcat e policisë dhe deklaroi: ‘Nuk e prisja’.

sfidanti.al