Alison Ramses Beker, portieri brazilian I Liverpulit, është zggjedhur si portieri më I mirë për vitin 2019 nga Instituti I Historisë dhe Statitstikave në Futboll, IFFHS duke u bërë I pari portier amerikanolatin që nga viti 1987 me Shilavert, që fiton cmimin e portierit më të mirë të vitit.
Në moshën 27 vjecare, Alison Beker pati një 2019 fantastik teksa fitoi Ligën e Kampioneve me Liverpulin dhe Kupën e Amerikës me Brazilin dhe në të dy kompeticionet ai u shpall portieri më I mirë. Po kështu ai ka vendosur disa rekorde dhe në Premier League ai fitoi ‘Dorezat e Arta’.
Po kështu në formë të shkëlqyer është shfaqur edhe Mark Andre Ter Shtegen që u rendit në vendin e dytë përpara sllovenit të Atletiko Madrid, Jan Oblak I pozicionuar në vendin e tretë. Manuel Nojer, fituesi I këtij cmimi për 4 vjet radhazi 2013-2016 është në vendin e katërt të klasifikimit të IFFHS kjo edhe për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur gjatë 2019.
Sfidanti.al