Trofeu ‘Golden Boy 2019’ I takon Zhoao Feliksit

Është Zhoao Feliks fituesi I edicionit të 17 të Golden Boy, cmimi  ndërkombëtar I themeluar nga e përditshmja italiane ‘Tuttosport’ dhe që cdo vit I shkon futbollistit më të mirë nën 21 vjec që aktivizohet në kontinentin evropian. Sulmuesi I Atletiko Madrid dhe përfaqësueses portugeze pasoi fituesin e vitit të kaluar të këtij cmimi Matejs De Ligt që në 2018 ishte pjesë e skuadrës së Ajaksit përpara se të transferohej te Juventusi.

Ndërkaq, cmimin e ‘Golden Boy’ për futbollin italian në 2019 e fitoi portieri I Milanit, Xhanluixhi Donaruma, ndërsa cmimin ‘Golden Girl’ e fitoi mesfushorja e skuadrës së futbollit të femrave të Romës, Xhada Grexhi.

Sfidanti.al