E thotë Daily Star: Lautaro Martinez e ka zgjedhur ekipin e ri

Lautaro Martinez është kthyer në një prej futbollistëve më të ndjekur nga klubet e mëdha evropiane dhe një prej tyre është Barcelona. Katalanasit e kanë vënë në shënjestrën e tyre sulmuesin argjentinas të Interit prej kohësh duke e bërë si objektivin kryesor për merkaton e verës së këtij viti dhe duket se janë në pozita vërtet të mira

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Star’, Lautaro Martinez I ka refuzuar ofertat e marra si nga Manchester City ashtu edhe Manchester United  në favor të asaj të Barcelonës. Martinez që ka në kontratën me Interin një klauzole prej 111 milionë Euro, e di që Interi jo vetëm që dëshiron rinovimin me sulmuesin, por do që edhe të rrisë klauzolënm e kontratës së tij. Në këtë moment, palët po diskutojnë për këtë cështje, por pa konkretizuar asgjë.

Ajo që duket se është e qartë është se Martinez e ka bërë zgjedhjen e tij dhe sipas ‘Daily Star’ ai nuk dëshiron të shkojë as te Manchester City për të zëvendësuar Agueron e as te Manchester United që ishte gati të përfshinte në tratativa edhe Paul Pogba, kjo sepse Martinez dëshiron të luajë me Messin dhe të jetë pasuesi I Luis Suarez

Sfidanti.al