Miq dhe rivalë, Federer: Rafa Nadal qau nga gezimi kur fitova Roland Garros në 2009

Që Rafael Nadal dhe Roger Federer vlerësojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin kjo dihet prej kohësh nga të gjithë. Raportet mes tyre janë kaq të mira sa ata nuk ngurrojnë që të bashkëpunojnë në projekte për evente bamirësie, si ajo q ë zhvilluan në Afrikën e Jugut gjatë kësaj jave.

Duke përfituar nga fakti se asnjë prej tyre nuk do të luajë deri në fund të muajit shkurt, Nadal dhe Federer udhëtuan në Cape Toën për të mbledhur fonde pë rte ndihmuar në arsimimin e fëmijëve në Afrikën e Jugut, Namibi, Botsvana, Malaui, Zambia e Zimbabve

Momenti I madh ishte ai I ndeshjes së ekzibicionit mes Nadal dhe Federer që vendosi edhe një rekord botëror për audiencën në fushë përsa I përket tenisit me 51954 shikues të pranishëm. Pas sfidës ku të ftuar ishin edhe personalitete të tillë si Bill Gates apo shoëman Trevor Noah, zvicerani foli në media ku nuk I kurseu elozhet për Nadal, me këtë të fundit që I rrëfeu emocionet kur në 2009 Federer më në fund fitoi Roland Garros, I vetmi turne Grand Slam që I mungonte

‘Është një njeri fantastik, me shumë vlera dhe një familje të mrekullueshme. Familjet tona respektojnë shumë njëra-tjetrën-tha Federer-sot Rafa më tha se kur unë fitova Roland Garros 2009, ishte shumë I kënaqur. Ai mes nesh është një rivalitet I madh. E di që ai njeh kompetitivitetin vetëm me mua në fushë dhe unë ndonëse disa vjet isha pa të në fushë dicka që ishte pozitive se e pata më të lehtë(qesh), pata rivalitet të madh me Pete Sampras, Andre Agassi. E gjithë kjo është e mrekullueshme për lojën dhe për të promovuar këtë sport në mënyrën më të mirë te mundshme. Rafa meriton gjithcka; është njeri fantastic dhe ndërmarrja e këtyre eventeve për një kauzë të mirë, është unike për ne’.

Sfidanti.al