Drogba veçon mbrojtësin më të mirë, kundër të cilit ka luajtur

Një nga futbollistët më të mirë afrikanë të të gjithë kohërave, Didie Drogba, i dha fund këto ditë zyrtarisht karrierës së tij si futbollist në fushë dhe këtë e bëri në moshën pak më shumë se 40 vjeç.
Në karrierën e tij të pasur dhe të gjatë, gjatë së cilës ai ka arritur suksese të mëdha në nivel klubesh dhe përfaqësueseje, Drogba është përballur me shumë mbrojtës.
“E kam të vështirë të veçoj ndonjërin prej mbrojtësve, sepse në pjesën më të madhe të kohës unë kam pasur përballë dy mbrojtës, por, megjithatë, unë mund të përmend një nga dyshet më të mira mbrojtëse: Nemanja Vidiç dhe Rio Ferdinand të Mançester Junajtidit. Një dyshe tjetër e mirë ka qenë edhe ajo e përbërë nga Karles Pujol dhe Zherar Pike”, theksoi Drogba, duke e zgjedhur, sidoqoftë, mbrojtësin më të mirë, sipas tij, midis këyre dy dysheve.
“Mendoj se mbrojtësi më i mirë, kundër të cilit unë kam luajtur, është Zherar Pike, sepse përballjet më të për mua kanë qenë të vështira dhe të forta”, tha futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Didie Drogba.
Sfidanti.al