Kante bamirës i palodhur në fushë, por në klub…nuk ka qejf të paguajë!

Futbollistët brazilianë të Çelsit, Vilian dhe David Luis, kanë hapur një restorant italian në Londër. Bashkëlojtarët e tyre vijnë shpesh mbas stërvitjes së mbasditës që të relaksohen dhe të shijonë ushqimet që përgatit kryekuzhinieri italian Nikola, për të cilin thuhet se ka duar të arta. Midis të tjerëve, në këtë lokal është bërë frekuetues i shpeshtë ëdhe mesfushori luftarak i Çelsit, N’Golo Kante, por ai ka një huq të madh.. nuk ka qejf të paguajë për ato që porosit.
“Unë të paguaj? Jo, jo, mos ma bëni këtë. Ti dhe Davidi jeni djem të mirë, e keni zemrën flori”, i tha ditët e fundit Kante Vilianit, kur ky i fundit i erdhi te tavolina dhe i tha që ta fuste dorën në xhep e të paguante.
Sfidanti.al