Dortmund, Haaland nuk ka klauzolë në kontratë për t’u larguar në 2021

E ardhmja e Erling Haaland vazhdon të duket se do të jetë e ndritur. Ylli norvegjez nisi sezonin e tij të dytë te Borussia Dortmund ashtu sic mbylli të parin; duke shënuar gol. Aftësitë e sulmuesit që është vetëm 20 vjec kanë ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane që do të kërkojnë shërbimin e yllit të Borussias nëpërmjet një klauzolë në kontratën e tij që sipas medias gjermane hyn në fuqi në 2021. Por Drejtori i Përgjithshëm i verdhezinjve Hans Joachim Watzke mohoi ekzistencën e kësaj klauzole

‘Ky lloj akordi nuk ekziston-tha Watzke në një intervitstë për të përditshmen gjermane ‘Bild’. Për më tepër Ëatzke po punon që të bindë Haaland të të bëjë një epokë në perëndim të Gjermanisë

‘Bëhet fjalë për  të bindur futbollistin për klubin dhe planet e tij-vijoi Watzke-dëshirojmë shumë që Erling të qëndrojë më shumë kohë me ne dhe duam të bindim atë dhe agjentin e tij për këtë. Jam shumë optimist, besoj de Erlingut i pëlqen Borussia Dortmund. Mendoj se dimrin e kaluar mori vendimin e duhur që pranoi transferimin te ne’.

Haaland firmosi me Dortmundin, një kontratë deri në vitin 2024, por nuk dihet nëse ai do të presë 4 vjet për të bërë një hap akoma më të madh në Evropë, nëse ekziston klauzola për t’u larguar më parë. Watzke mohoi ekzistencën e një klauzole të tillë për 2021, por zërat flasin se ajo do të hyjë në fuqi në 2022 dhe ka një vlerë prej 75 milionë Eurosh. Por në zyrat e Dortmundit do të bëhet gjithcka e mundur  për të rinegociuar kontratën e tij.

Sfidanti.al