Juventus, Dybala ‘i shkruan’ UEFA: Më akordoni dygolëshin?

Paulo Dybala rigjeti golin dhe buzëqeshjen në mbrëmjen e Budapestit. Në ndeshjen ndaj Ferencvarosit, argjentinasi u zhbllokua pas një periudhe të vështirë duke shënuar golin që e coi rezultatin në 3-0 për Juventusin si dhe ndikoi në  atë të rezultatit 4-0, që  UEFA e konsideriu një autogol të Dvali.

Në fund të ndeshjes, UEFA në profilin e saj në Twitter e nderoi Dybalën sit ë vetmin futbollist të Juventusit që ishte në gjendje që të shënonet në Ligën e Kampioneve në 6 sezone radhazi dhe argjentinasi u përgjigj me tone shakaje: ‘Për të festuar mund të më akodordoni dygolëshin?’. Një shenjë kjo që tregon se edhe humori i Dybalës është kthyer në nivele të larta.

Sfidanti.al