Katastrofa Marseille; 12 humbje radhazi, Villas Boas u kundërvihet të tijve

Është një hap larg rekordit,  një rekord absolute që skuadra e vetme franceze që ka fituar Ligën e Kampioneve do të donte të evitonte. Në fakt, mbrëmjen e së martës, Olympique Marseille barazoi rekordin e 12 humbjeve radhazi në Ligën e Kampioneve të Anderlechtit dhe që zgjaste që nga viti 2005. Por pas një jave, ndaj Portos, nënkampionët e Francës mund ta cojnë këtë seri humbjesh në 13. Në fakt fitorja e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube e Marseilles është ajo ndaj interit në 2012  dhe në stol në atë kohë ishte Didier Deschamps.

Pas humbjes 3-0 ndaj Portos, trajneri Villas Boas nuk u kursye kundrejt të tijve teksa iu hakërrye duke i thënë: ‘Prodhojmë vetëm m…’

Portugezi nuk e pëlqeu aspak paraqitjen e futbollistëve të tij teksa Marseille regjistroi katastrofën e radhës futbollistike teksa në dy ndeshjet e para të këtij edicioni është mundur edhe në Velodrome 3-0 nga City dhe 1-0 në fushën e Olympiacos.

Sfidanti.al