PSG, bllokohet ashensori, lojtarët të mbyllur për rreth 1 orë

Përpara ndeshjes me Leipzigun në Ligën e Kampioneve, 11 futbollistë të Paris Saint Germain u bënë proatgonistë një aventure aspak të këndshme, pasi mbetën të bllokuar për rreth 1 orë në ashensorin e hotelit ku ishin akomoduar në qytetin e Leipzigut

Episodi u dokumentua nga Kurzawa me disa postime në Instagram Stories që më pas u fshinë nga futbollisti. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, futbollistët që mbetën të mbyllur në ashensor dolën prej tij pas 50 minutash  të ndihmuar nga zjarrfikësit.

Lojtarët që mbetën të bllokuar në ashensor ishin Kurzawa, Kimpembe, Paredes, Kean, Di Maria, Marquinhos, Fadiga, Diallo, Gueye, Dagba dhe Ruiz-Atil. Gjithcka ndodhi kur skuadra sapo u kthye në hotel pas stërvitjes së zhvilluar në orët e pasdites të së mërkurës.

Sfidanti.al