Not, Pellegrini kthehet në pishinë, do jetë në turneun e Budapestit

Federica Pellegrini kthehet në pistë. E shëruar nga Covid-19, notarja e madhe italiane do të bashkohet në Budapest me skuadrën e notit për të marrë pjesë ne International Swimming League. Pas 1 dite reflektimi, Pellegrini do të udhëtojë këtë të mërkurë në drejtim të kryeqytetit hungarez për të marrë pjesë në evenimentin që mbledh notarët më të mirë në botë.

Pellegrini rezultoi pozitive me coronavirus në 15 tetor dhe pas 2 javësh testi i saj me tampon doli negativ duke i kaluar të gjitha vizitat mjekësore për të marrë lejen sportive. Në Budapest, Pellegrini do të mund të marrë pjesë në seancat stërvitore dhe do të kërkojë të ndihmojë skuadrën italiane në garat individuale dhe ato të stafetës

Sfidanti.al