Në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 28 futbolliste të përfaqësueses amerikane në futbollin e femrave denoncuar Federatën e SHBA për diskriminim gjinor. Denoncimi u bë 3 muaj para fillimit të Botërorit të Femrave që do të mbahet këtë vit në Francë në një Gjykatë Federale në Los Anxheles.
Në akuzat e 28 futbollisteve nuk përmendet vetëm diferenca në pagë me kolegët e tyre meshkuj, por edhe trajtimi i ndryshëm i bërë për vendet ku luajnë dhe periudhën kohore, mënyrat e stërvitjes, trajtimet mjekësore, mbështetjen ndaj tyre deri te transporti për zhvillimin e ndeshjeve.
Nuk është hera e parë që Federata Amerikane e Futbollit përballet me akuza të tilla. Në vitin 2016, 5 nga lojtaret e skuadrës së SHBA paraqitën një ankesë në Komisionin e Barazisë dhe Mundësive për diskriminim ndaj tyre në mënyrën e pagesës edhe pse mungesa e një vendimi nga ana e këtij organizmi bëri që kjo ankesë të shkonte te një gjykatë federale
Futbollistet, mes të cilave janë edhe disa prej yjeve të këtij sporti në NBA si Karli Lloid, Megan Rapino dhe Aleks Morgan, kërkojnë një dëmshpërblim për dëmtim dhe paragjykim, një dëmshpërblim ky që sipas ‘New York Times’ mund të kapë vlerën e disa milionë Dollarëve
Futbollistet bëjnë të ditur se atyre u kërkohet të luajnë më shumë ndeshje se kolegëve të tyre meshkuj; fitojnë më shumë sfida, por gjithsesi marrin një pagë më të ulët.
sfidanti.al