Dino Megjedoviç dhe Juri Çollak – përforcimet e reja të Shkëndijës së Tetovës

Ekipi i ligës së parë të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, prezantoi, ditët e fundit, dy përforcimet e reja, në këtë periudhë dimërore të transferimeve. Fjala është Dino Megjedoviçin, mesfushor, që vjen nga Paderborni i Gjermanisë, ndërkohë që, më parë, ai ka luajtur me Volfsburgun dhe luan si mesfushor ofensiv, dhe për mbrojtësin qëndror, Jure Çollak (194 cm) që ka luajtur me ekipin gjerman Hamburg 08.

Të dy futbollistët e mësipërm nënshkruan kontrata me Shkëndijën deri në qershor 2018 dhe, gjatë 18 muajve të ardhshëm, ata do të jenë pjesë përbërëse e ekipit tetovar, për të cilin, viti i kaluar ishte një nga më të suksesshmit në historinë e tij. Futbollistët Megjedoviç dhe Çollak erdhën në Tetovë me kërkesën e shefit të ri të shtabit të trajnerëve, Tomas Bërdariç, që ka kaluar një kohë të gjatë në Gjermani, sidomos, si futbollist. Të dy lojtarët e mësipërm janë nga 27 vjeç dhe kanë përvojë futbollistike në Gjermani, megjithëse nuk arritën që ta tregonin veten në Bundesligën e parë gjermane.

Sfidanti.al