Ylli i madh i futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Maradona, po mendon për marrjen e shtetësisë ruse, njoftoi, sot, gazeta ruse “Sovjetskij sport”. Maradona, 56 vjeç, ka shkuar në Rusi në kuadrin e lëvizjes “Rusia e do futbollin”, ndërkohë që ai mori pjesë edhe në ceremoninë e dhënies së Kupës së Konfederatave që, sikurse dihet, u fitua nga Gjermania që mundi 1-0 në finale Kilin në Moskë.
Maradona, në të kaluarën, ka deklaruar së është i gatshëm që të marrë përsipër përfaqësuesen e Rusisë, ndërkohë që thotë se ai ka një respekt të madh për presidentin Vladimir Putin, të cilin e konsideron si një “kumbar” të tij. “Në shtëpinë time, qëndrojnë varur në mur portretet e Fidel Kastros dhe të Vladimir Putinit”, tha Diego Armando Maradona që, më 2001, një një anketë e zhvilluar nga FIFA e shpalli, bashkë me Pelen, si futbollistët më të mirë në historinë botërore.
sfidanti.al