Trajneri e këshillon Meni Pakjaon që ta lejë boksin

Fredi Rouç, trajneri i boksierit të famshëm filipinas, Meni Pakjao, e këshullon këtë të fundit që ai ta përfundojë karrierën e tij si boksier profesionist. Fjalët e Rouçit i sjell portali “Boxingscene”: “Unë kam ndërmend që t’i them Menit se ka ardhur koha, kur ai duhet që të mendojë që ta mbyllë karrierën e tij”.

Më 2 korrik, Pakjao humbi titullin e kampionit të botës në versionin e WBO-së (Organizata Botërore e Boksit) në peshën e mesme (deri 66,68 kg), pasi u mund, me një vendim unanim të gjyqtarëve, nga boksieri australian Xhef Horn në Brisbejn të Australisë. Kjo ishte humbja e shtatë për boksierin filipinas në karrierën e tij, ndërkohë që ai ka shënuar 59 fitore (38 nokaute) dhe dy barazime. Meni Pakjao është boksieri i parë dhe i vetëm që është bërë kampion bote në 8 (tetë) kategori të ndryshme!. Ai ka debutuar në ringun profesionist më 1995.

Sfidanti.al