Mbërriti turneu i madh i Uimbëlldonit që, jo rastësisht, konsiderohet, definitivisht, si “kampionati i botës në tenis” dhe si konkurrimi botëror nr.1, për nga popullariteti dhe vëmendja e madhe që tërheq midis tifozëve të “sportit të bardhë”, anekënd botës. Turneu i sivjetëm pritet që të jetët ndër më interesantët, ndërkohë që Endi Marrej me siguri që do ta ketë të vësthtirë detyrën që të mbrojë titullin që ai fitoi vitin e kaluar. Në fakt, ky tenist britanik është larg formës së dëshiruar, ndërkohë që ai ndjen dhimbe në këllqe, duke ua lehtësuar, kështu, punën rivalëve të tij kryesorë që të arrijnë deri te kupa e këtij turneu mjaft të njohur, si edhe “ta rrëzojnë” atë nga pozita nr.1 në ranglistëm e ATP-së.
Intreresante është se shanse që të arrijë në majë të tenisit botëror ka edhe Sten Vavrinka, nëse ky tenist zviceran do të arrijë që ta fitojë Uimbëlldonin, ndërsa Mareji dhe Nadali nuk do të arrijnë deri në finale. Rozher Federeri do të vijë në Londër mbas triumfit në Hale të Gjermanisë, ku ky tenist zviceran ishte mjaft impresiv. Nëse Federeri do të fiojë në raundin e parë ndaj Aleks Dollgopollovit, ai do të thyejë rekordin botëror si tenisti më me shumë fitore në Uimbëlldon, duke qenë se, deri tani, ai ka arritur në këtë turne 84 fitore, aq sa ka edhe Xhimi Konorsi. Pra vetëm një fitore do t’i mjaftojë Federerit që të bëhet i pari në këtë kategori.
Novak Gjokoviçi, nga ana tjetër, gjithashtu, është plot vetëbesim mbas triumfit në Istburn, po ashtu si edhe Rafael Nadali që, javët e fundit, ka marrë një pushim të merituar mbas performancave të shkëlqyera.
Sfidanti.al