De Gea lë Manchester United? Juventus e Inter të interesuara për të

Nga Anglia vijojnë të dalin lajme për një largim të menjëhershëm të David De Geas nga Manchester United. Portieri spanjoll ka një kontratë me Djajtë e Kuq deri në 30 qershor të vitit 2023, por duket se ai do të lërë Old Trafford pikërisht në muajt e kësaj vere për t’u transferuar në Itali.

Sipas asaj që publikohet në portalin fichajes.net, portieri 31 vjecar në fakt pëlqehet nga Interi dhe Juventusi me zikaltrit që janë vënë në kërkim të një pasuesi të Samir Handanovic. Por De gea ka ngjallur gjithashtu edhe interesin e Paris Saint Germainit e Atletico Madrid, me portierin që vlerësohet 30-40 milionë Euro.

Sfidanti.al