De Bruyne denoncon agjentin e tij që hetohet për pastrim kapitalesh dhe falsifikim dokumentash

Agjenti i Kevin De Bruyne, Patrick Koster, u arrestua këtë të enjte dhe kaloi një natë në qelinë e burgut pas denoncimit të bërë nga futbollisti aktual i Manchester City. Ai po hetohet për rastin e kontratës së futbollistit me Ëolfsburg në periudhën 2013/14.

Sipas medias belge, Patrick De Koster dyshohet për pastrim kapitali dhe falsifikim dokumentash dhe ai po hetohet për pagesat e bëra të kontratës së De Bruyne me Ëolfsburg të cilat mendohet se janë bërë nëpërmjet Lihtenshtejnit që konsiderohet si një parajsë fiskale për evitimin e taksave

Hetimi nisi në 2019 nga gjykatësi Michel Claise që po e heton agjentin edhe për operacionet me Landry Dimata dhe Didier Frenay.

Sfidanti.al