“E lagu, s’e lagu”, thuhet në Shqipëri, e në Spanjë duhet të kenë ndonjë shprehje popullore të tyren. Kështu po bëhet puna me klauzolat në kontratën e Lionel Mesit, ndërsa mediat spanjolle po nxjerrin lloj-lloj lajmesh. i fundit, ai i Radios “Kadena Ser” se klauzola 700 milionë euro nuk ekziston, sepse nuk aplikohet në vitin e fundit të kontratës. Shkruhet e thuhet se avokatët e Mesit e dinë këtë gjë, ndërsa klubi vetëm tani po arrin ta kuptojë. Më e saktë është të thuhet se klubi gjithashtu e ka ditur, pasi ka juristët e vet, madje po sipas mediave Barça e ka ditur që në maj se kapiteni do të largohet. Kjo është lojë force, ndoshta thjesht për shkak inercie, sepse me gjasë do të ketë ndonjë akord, ose ndonjë gjyq, ose do të ndodhin ndryshime të mëdha në klub dhe Mesi mund të qendrojë.
Sfidanti.al