Milan-Brahim Diaz; ka akord me Realin e Madridit dhe vetë futbollistin

Teksa pritet zyrtarizimi i rinovimit me Zlatan Ibrahimovic, Milan mbyll me sukses tratativat me Realin e Madridit për Brahim Diaz. Klubi kuqezi ka gjetur akordin me klubin merenges për marrjen me huazim me të drejtë blerjeje të mesfushorit 21 vjecar me drejtuesit e kuqezinjve që kanë shprehur besimin se shumë shpejt do të mund të zyrtarizojnë gjithcka. Ndërkaq edhe vetë futbollisti ka pranuar  kalimin te kuqezinjve dhe mund të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme.

Detyra për tëe zgjidhur detajet e fundit mes palëve iu besua një ndërmjetësi me vullnetin e Milanit për të mbyllur gjithcka këtë fundjavë. Pasi mori OK nga lojtari javët e kaluara, Milani iu desh të punonte me Realin e madridit për formulën e transferimit të tij me Los Blancos që e kanë pranuar kalimin e Brahim Diaz te kuqezinjtë në formën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Në sezonin e fundit te Reali I madridit, Diaz u aktivizua në vetëm 10 ndeshje dhe duke parë mbipopullimin në repartin e sulmit te skuadra e Zidane, klubi spanjoll e vendosi atë në listën e personave që duheshin larguar.

Sfidanti.al