Largimi i mundshëm i Messit nga Barcelona ‘shkatërron’ dhe Miss Bum Bum

Lajmi i largimit të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona ka kaluar kufijtë dhe të gjithë tifozët blaugrana në mbarë botën vazhdojnë te jenë të shokuar nga ideja se argjentinasi nuk do të vazhdojë karrierën me klubin blaugrana, një fund i trishtuar për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Një prej tifozeve që është ankuar për këtë situatë mes Messit dhe drejtuesve të Barcelonës ishte modelja braziliane Suzy Cortez, fituesja e Miss Bum Bum dhe një tifoze e deklaruar e Barcelonës. Nëpërmjet postimeve të publikuara në Instagram, Suzy Cortez shfaqi të gjithë trishtimin dhe premtoi devocion të përjetshëm për Messin edhe nëse ai do të luajë në një skuadër tjetër.

‘Jam një tifoze e Barcelonës që fëmijë, por nuk do të rresht që mbështeturi idhullin tim më të madh sportive, deri në vdekje, Messin. Bartomeu dhe Abidal shkatërruan skuadrën tonë dhe tani për shkak të tyre, lojtari më I mirë I të gjitha kohërave do të lërë Katalonjën. Sot është një ditë shumë e trishtuar për mua dhe për miliona blaugranat në të gjithë botën. Por vendosa të jem tifoze fanatike  e skuadrës ku do të shkojë Messi. Ka të drejtë të largiohet nga Barcelona që sot po drejtohet nga personazhe të këqinj-shkruante Suzy Cortez në postimin e saj

Vlen të kujtohet se Suzy Cortez ka bërë tatuazh fytyrën e Messis, ashtu sikurse edhe firmën e tij dhe është e kuptueshme që publikon postime të tilla me tone të ashpra e veshur me fanelën e Barcelonës dhe numrin dhe emrin e Messit në të

Sfidanti.al