Alfa Romeo ka vendosur që të kryejë teste me Mick Schumacher, djalin e 7 herë kampionit të botës, Michael teksa mendon ta përfshijë atë në botërorin e Formula 1 vitin e ardhshem. Ai që e konfirmoi këtë ishte Shefi i skuadrës, Frederic Vasseur gjatë provave të Cmimit të Madh të Belgjikës në pistën e SPA në botërorin e këtij viti
‘Besoj se ai do të ketë mundësinë për të provuar një nga makinat tona të Formula 1 përpara fundit të sezonit-ishin fjalët e Vasseur-gjithsesi do të shohim, sepse tani Mick po lufton për titullin e Botërorit në F2 ku duhen edhe 6 gara nga përfundimi I sezonit’.
Mick Schumacher është pjesë e Akademisë së Ferrarit që ka raporte të ngushta me skuadrën e Formula 1, Alfa Romeo, nga e cila vjen ferraristi aktual Charles Leclerc.
Sfidanti.al