Mugello hap dyert për publikun. Zyrtarizimi vjen nga Administratori i Deleguar i cirkuitit, Paolo Poli që tha se do të lejohen 3000 persona në tribuna në garën që do të zhvillohet në 13 shtator, një konfirmim që vjen pas njoftimit të bërë edhe Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi.
‘Formula 1 do të përqafojë sërish tifozët e saj pikërisht këtu në Mugello. Erdhi autorizimi nga Rajoni me protokolle specifike-tha Poli-hyrja do të lejohet për një numër të kufizuar tifozësh në të 3 tribunat dhe është një rezultat që na kënaq. Të japim një mesazh të fortë për rifillimin dhe rilindjen në siguri të plotë me rregulla të hekurta që mund të jenë frymëzim për atë që do të vijë pas nesh me shpresën që të rrisim këtë numër’.
‘Autodromi ka 3 tribuna gjigande dhe të ndara nga njëra-tjetra, kështu që limiti i 1000 personave të vendosur në normat kombëtare për evente publike mund të konsiderohet si limiti për kapacitetin e cdo tribune-tha Enrico Rossi për ‘La Gazzetta Dello Sport’ nëpërmjet zëdhënësit të tij-me urdhrin tone, pasi dëgjuam edhe mendimin e ekspertëve mjekësore të Toskanës, po punohet për një kapacitet maksimal prej 3000 personash’
Gara që do të quhet, Cmimi i Madh i Toscanas Ferrari 100 dhe që do të shënojë garën e 1000 të Kokëkuqes italiane në Formula 1, duket se do të jetë eventi i parë sezonal me publik në tribunë.
Sfidanti.al