David Beckham, kontratë sponsorizimi prej 180 milionë Paund me Katarin për Inter Miami.

Një kontratë prej rreth 180 milionë Paund me Katarin për sponsorizimin e Inter Miamit. Ky është akordi I nënshkruar nga David Beckham me vendin arab, një lajm ky që u publikua nda tabloidi The Sun. Partneriteti, I sigluar 2 javë më parë do të bëjë që emri I shtetit nga Lindja e Mesme të shfaqet te stadiumi I skuadrës,uniformat e lojtarëve dhe në të gjitha nismat e marketingut të klubit të sapokrijuar amerikan që do të bëjë debutimin e tij në Major League Soccer në 1 mars

Ndërkaq, Beckham po punon edhe për ndërtimin e skuadrës në të ardhmen ku po ëndërron blerje të rëndësishme teksa në shënjestrën e tij është vënë edhe mesfushori I Realit të Madridit, Luka Modric

Sfidanti.al