Juventus, ofertë marramendëse për Pogba; 130 milionë Euro dhe 2 futbollistë

Duket se do të hapet një kapitull I ri për të ardhmen e Pogbasë. Në italoi janë të sigurt se Juventus është shumë I interesuar që të kthejë mesfushorin francez në radhët e tij madje po përgatisin edhe një oferë mërramendëse për t’ia prezantuar Manchester United. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë gati të ofrojnë 130 milionë Euro dhe kartonët e 2 futbollistëve Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey

Prej muajsh u duk se futbollisti kishte si synim largimin nga Old Trafford, por duke parë edhe rezultatet e skuadrës së Manchester United në këtë sezon duke përjetuar një ndër momentet më të vështirë në historinë e tij, Pogba duket më I vendosur se kurrë të ndërmarrë këtë hap.

Për më tepër në këtë sezon francezi nuk ka shënuar teksa ka munguar shpesh për Djajtë e Kuq për shkak të disa dëmtimeve të pësuar. Në total Pogba la luajtur vetëm 610 minuta, por francezi kërkon që të kthehet sa më shpejt në formën më optimale për të qenë I pranishëm në kampionatin evropian të Futbollit me Francën dhe mund ta bëjë këtë si futbollist I Juventusit

Sfidanti.al