Formula 1, Imola propozohet si opsion për të zëvendësuar garën e Kinës

Coronavirusi që ka pushtuar  Kinën detyroi Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit që të shtyjë Cmimin e madh të Shanghait në Botërorin e Formula 1. Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej në 19 prill, por për shkak të frikës nga virusu ajo u shty. Në këtë pikë, në orët e fundit është shfaqur Imola si një opsion për të zëvendësuar Cmimin e Madh të Shanghait dhe tani mbetet për t’u parë nëse Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit do të pranojë këtë zgjidhje apo jo.

Ndërkaq, në rrezik është edhe Cmimi I Madh I Vietnamit duke qenë se është pranë vendit ku është shfaqur coronavirusi. Zak Broën shprehu frikën e shfaqur në paddock në lidhje me garën e këtij vendi

‘Vietnami ende nuk është shfaqur si një problem I mundshëm, por është shumë pranë Kinës , kështu që do të ndjekim situatën-tha Shefi Ekzekutiv I McLaren.

Por pavarësisht kësaj, pista e Imolës ka nevohjë një një investim të madh për të pritur një garë të Formula 1. Aktualisht në këtë pistë garohet vetëm në Botërorin e Superbike, ku  për më tepër vitin e kaluar pati polemika, me Alvaro Bautistën që u ankua  se muret ishin shumë pranë pistës

Sfidanti.al