‘Neymar kthehet te Barcelona-lajmin e dha priofili zyrtar në Twitter I klubit katalanas duke shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale në një kohë shumë të shkurtër, por ka një shpjegim dhe që nuk ka të bëjë aspak me merkaton e transferimeve. Pas fitores me Getafen, të gjithë profilet e Barcelonës janë hakeruar nga një grup I quajtur ‘OurMine’ që ka dashur të denoncojë nivelin e ulët të sigurisë së klubeve në rrjetet sociale.
Por në të gjithë këtë histori nuk është përfshirë vetëm Neymar, por edhe presidentin Bartomeu me hashtagun #BartomeuOut.
‘Përshëndetje, jemi ‘OurMine’, kjo është hera e dytë që e bëjmë këtë. Niveli I sigurisë suaj është përmirësuar, por nuk është ende në nivelet më të larta-ishte mesazhi I hakerave drejtuar Barcelonës-na kontaktoni nëse doni të rrisni sigurinë në profilet tuaja’
Pas kësaj, Barcelona mori situatën në kontroll duke anuluar të gjithë postimet, por u detyrua të dalë edhe me një komunikatë zyrtate ku shpjegoi se cfarë ndodhi duke bërë të ditur se do të filtrojë të gjithë kontaktet ose lidhjet me kanalet e jashtme që në të ardhmen mos të përsëriten situata të tilla
Sfidanti.al