Manchester City në telashe; rrezikon t’I hiqet edhe titulli I 2014

Nuk kanë të përfunduar problemet për Manchester City. Pas përjashtimit nga Liga e Kampioneve nga ana e UEFA, Citizens mund të shohin që t’u hiqet edhe titulli kampion I Premier Leagues I fituar në sezonin 2013/2014. Lajmi bëhet I ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas të cilit nëse një komision I pavarur I ligës angleze do të konfirmojnë thyerjet e rregullave që I kanë kushtuar tashmë shtrenjtë klubit, atëherë sanksionet mund të përfshijnë edhe kampionatin

Në bazë të rregullave të brendshme që janë më pak të ashpra në krahasim me atë të qeverisë së futbollit evropian, Manchester City mund të penalizohet me heqjen e pikëve. Duke qenë se në atë sezon, Manchester City arriti të fitojë me 2 pikë avantazh mbi Liverpoolin dhe 4 ndaj Chelseat, është e qartë të kuptohet se triumfi I atij sezonit është me të vërtetë në rrezik.

Ajo që ka rëndësi është se tani edhe premier League po mendon të haoë hetimet për periudhën 2012-2016 ashtu sikurse bëri edhe UEFA. Deri tani asnjë prej 19 klubeve të tjerë të Premier League nuk është shprehur në lidhje me këtë cështje, por është e qartë se askush prej tyre nuk do të reshtohej përkrah City nëse sanksionohet.

Është ky një problem shumë I madh për Manchester City që rrezikon të humbasë edhe yjet e tij nga Sterling te De Bryne duke mos harruar as trajnerin Pep Guardiola që kërkohet kaq shumë nga klube të tjerë.

Sfidanti.al