Cristiano Ronaldo mbrohet: Nuk e theva protokollin, të gjitha gënjeshtra

Cristiano Ronaldo është mirë dhe i karikuar. Për të treguar këtë, portugezi komunikoi live në Instagram me ndjekësit e tij ku iu përgjigj akuzave për thyerje të rregullave të karantinimit pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

‘Po respektoj protokollin, nuk e kam thyer sic thanë; është e gjitha një gënjeshtër-tha Ronaldo që iu përgjigj deklaratave të ministrit Spadafora-u ktheva nga Portugalia sepse unë dhe skuadra ime u siguruam se i respektuam të gjitha procedurat. Erdha në Itali me aeroambulancë dhe nuk kam pasur kontakte me asnjë, as këtu në Torino’

Ronaldo shtoi se ndodhet  në shtëpi i distancuar edhe nga familja e tij me të cilën nuk mund të ketë kontakte.

‘Sic e shihni, jam mirë-vijoi Ronaldo-jam asimptomatik dhe këtë natë fjeta mirë. Doja t’ju falenderoja për mesazhet e shumta inkurajuese që më dërguat. Shpresoj që të kthehem shpejt në stërvitje, të luaj dhe të shijoj jetën’.

Sfidanti.al