Covid 19 po ngjall sërish frikë; raste të reja në Spanjë, dridhet Champions

Hija e Covid 19 kthehet të ngjallë frike dhe të zgjatet mbi botën e futbollit që është akoma i impengjuar në kërkimet për gjetjen e normalitetit pas karantinimit të gjatë. Në Spanjë, një prej vendeve evropiane që po përballet me këtë rritje të re të rasteve me coronavirus, shtohet numri i futbollistëve të La Ligas të prekur nga Covid 19, ndërkohë që lajme shqetësuese vijnë edhe nga Skocia.

Pas pozitivitetit të Angel Correas dhe Sime Vrsaljkos që nuk do të luajnë në ndeshjen cerekfinale mes Atletico Madrid dhe Leipzig, ishin dy pjesëtarë të skuadrës së Valencias  dhe 1 i Espanyolit nuk i kaluan testet anti Covid duke bërë që të ndizen sirenat e alarmit.

Janë këto sirena alarmi që me siguri prekin edhe Final Eight të Ligës së kampioneve por edhe kampionatin spanjoll që parashikohet të nisë në 12 shtator si dhe kampionate të tjera. Kështu në Skoci, qeveria vendase kërcënin se do të pezullojë sezonin e ri në Premiership që sapo nisi për shkak të një thyerje të rregullit të ri të karantinimit

Mbrojtësi belg i Celtic, Boli Bolingoli deklaroi se  nuk i respektoi protokollet sanitare pas një udhëtimi në Spanjë. Bolingoli të dielën  luajti në ndeshjen mes Celtic dhe Kilmarnock e mbyllur në barazimin 1-1. Ai kërkoi falje për sjelljen e tij dhe skuadra e Celtic nisi hetimet e brendshme.

Autoritetet nuk kishin pritur mirë më parë lajmin se 8 lojtarë të Aberdeen kishin qenë në një bar javën e kaluar dhe dy orej tyre rezultuan pozitivë duke shkaktuar anulimin e ndeshjes me St.Johstone. Kryeministrja Nicola Sturgeon pohoi se Celticut dhe Aberdeen këtë javë nuk duhen lejuar të zbresin në fushë duke parë thyerjet e rregullat e sigurisë.

Edhe në Berlin, qeveria gjermane ndërhyri dhe bllokoi rihapjen e impianteve sportive për tifozët duke parë rritjen e numrit të të prekurve nga coronavirusi. Në fakt ministrat e shëndetësisë të qeverisë federale dhe të atyre të landeve refuzuan kërkesën e bërë për rikthimin e tifozëve në stadium.

Sfidanti.al