Napoli, takimi De Laurentiis-Gattuso, nuk u fol për kontratën

Për momentin askush te Napoli nuk e ka me ngut. Në takimin mes De Laurentiis dhe Gattusos të zhvilluar në Capri një ditë më parë, duket se nuk është folur për rinovimin e kontratës së trajnerit, sic u mendua. Në fakt trajneri kalabrez dëshiron që të qëndrojë te Napoli dhe nuk po nxitohet për rinovimin. Vetë presidenti De Laurentiis i ka shtyrë të gjitha diskutimet në lidhje me këtë cështje duke u përqendruar në një aspekt tjetër

Presidenti i Napolit ka shtyrë dhe vazhdon të shtyjë në idenë për të kuptuar sesi duhet të përballohet rifillimi i kampionatit dhe në aspektin e merkatos, për të sistemuar skuadrën dhe për të reduktuar zërin e shpenzimeve për paga që peshon kaq shumë në bilancin financiar të klubit. Mbetet për t’u zgjidhur cështjet e largimeve dhe te Napoli janë shumë; Allan, Ghoulam, Malcuit, Ounas, Younes, Milik, Llorente, Koulibaly dhe Hysaj, ndërkohë që duhet gjetur edhe zëvendësuesi për Callejon dhe një mbrojtës i majtë.

Gattuso ndërkaq, deshi të flasë për aspektin teknik si dhe për cështjen e grumbullimit në Castel di Sangro që do të nisë në 23 gusht. Trajneri shpjegoi se cfarë kundërshtarësh do për skuadrën e tij për miqësoret e verës për të përgatitur sa më mirë skuadrën.

Sfidanti.al