Sa shumë pretendentë për Kumbullën, por askush nuk po fiton dot!

Natyrisht, këto transferime duan kohë për t’u kryer, dhe klubi që ka kartonin dëshiron të fitojë sa më shumë. Interi e Lacio dihet se po bëjnë duel për Marash Kumbullën, por presidenti i Veronës, Seti, pohon se lista është edhe më e gjatë, ndonëse nuk jep emra të tjerë. Me siguri, mund të ketë ekipe nga Anglia apo Gjermania, pse jo edhe Juventusi apo Napoli. “Mund të them vetëm që Kumbulla do të shkojë në një klub të nivelit më të lartë të mundshëm, – thotë Seti, – kur e kërkoi Napoli ishte herët, dhe lojtari deshi kohë që të mendohej”. Kartoni i Kumbullës mund të shkojë mbi 30 milionë euro. Presidenti i Veronës vlerësoi lart edhe Amir Rrahmanin e Kosovës, duke e quajtur “tepër inteligjent dhe profesionist i vërtetë, por që ende nuk e ka dhënë maksimumin, diçka që jam i bindur se do ta bëjë me Napolin”.

Sfidanti.al