Junajtid do trokasë fort në portën e Dortmundit për Sançon!

Problem është rezistenca gjermane, por problem është edhe rezistenca e rioshit anglez. Mançester Junajtid edhe jepet, edhe nuk jepet shumë pranë Xhejdën Sanços, ndërsa duhen kaluar dy pengesa. Së pari, Dortmundi deklaron se Sanço nuk është në shitje, gjë që i bën të dyshimta shanset për një marrëveshje, mbi bazën e pagesës së gati 78 milionë eurove tani, dhe pjesës tjetër në bazë të klauzolave për ta ngjitur vlerën e kartonit në 120 milionë euro. Problemi i dytë është vetë lojtari, pasi ka kërkuar rrogë tepër të lartë, rreth 250 000 paundë stërlina në javë, ndërsa Junajtidi i jep 220 000. Po ashtu, klubi është i shqetësuar për shumën e madhe që kërkon agjenti i lojtarit.

Sfidanti.al