‘Çmenduria’ e PSG; 220 mln euro në merkato, 150 milionë vetëm për Cristiano Ronaldon

Tashmë është bërë e pamundur që të mos flasësh për Cristiano Ronaldon dhe situatën e krijuar prej ti. Sulmuesi portugez ka krijuar një kaos ditët e fundit për shkak të padisë për evazion fiskal e sidomos mundësisë së largimit të tij nga Reali i madridit. Ronaldo u shfaq shumë i bindur për këtë, një bindje kjo që sikur është tronditur disi nga deklaratat e Perez në intervistën e një dite më parë në median spanjolle. E  megjithatë ofertat e çmendura për të nuk mungojnë. Paris Saint Germain duket klubi më aktiv në këtë pikë, pasi parizienët  janë në kërkim të ndërtimit të një skuadre të re. Për këtë arsye, transalpinët janë gati të shpenzojnë deri në 220 milionë euro në merkato nga të cilat 150 milionë do të shkojnë vetëm për blerjen e kartonit të Ronaldos, ndërkohë që parizienët nuk heqin dorë as nga Kylian Mbappe.

sfidanti.al