‘Barcelonizmi’ i Casper Cillesen, çfarë fotoje me tifozin e vogël të Realit të Madridit

Casper Cillesen u bë protagonist i një situate kurioze,  ndërsa ishte në një aktivitet promocional. Në këtë kohë, portierit të Barcelonës iu afrua një tifoz i vogël që i kërkoi të bëjë një foto me të. Ajo që ra në sy në këtë moment është se vogëlushi ishte i veshur me uniformën e Realit të Madridit. Sigurisht Cillessen e bëri foton me tifozin e vogël, por bëri një shaka duke mbuluar logon e klubit madrilen që tregon se shumë barcelonizmi ‘i ka hyrë’ shumë shpejt në gjak. Cillessen ka firmosur me Barcelonën një kontratë 5 vjecare dhe rendimenti i tij ka qenë pozitiv duke luajtur 11 ndeshje; 8 në Kupën e Mbretit, 1 në La Liga dhe 2 në Ligën e Kampioneve duke pësuar 9 gola, ndërkohë që në 3 raste e ka mbajtur të paprekur në 3 raste.

sfidanti.al