Chelsea, Plani B i Tuchel nëse dështon për Haaland

Beteja për Haaland në merkaton e transferimeve do të jetë e gjatë dhe e fortë. Janë shumë klube të mëdha që e konsiderojnë blerjen e Haaland si një prioritet dhe janë gati të bëjnë gjithcka për të dhe Reali i Madridit e Barcelona janë 2 prej tyre, por edhe në Angli klube të rëndësishme kanë shfaqur interesin për të. Chelsea është përfshirë në garë, por edhe Manchester United e Manchester City duan shërbimin e talentit të Borussia Dortmund.

Për këtë arsye, Thomas Tuchel ka një plan B. Sipas medias britanike, trajneri gjerman po mendon për kthimin e Romelu Lukakut në Premier League. Sipas Tuchel, belgu një lojtar i fuqishëm do të përforconte shumë sulmin dhe do të formonte treshen ideale me Ëerner dhe Havertz

Për më tepër, Lukaku e njeh mirë Premier League e sidomos Chelsean ku është aktivizuar në periudhën 2011-2014, ndërkohë që ka luajtur edhe me West Bromëich, Everton dhe Manchester United. Por Lukaku është në qendër të projektit të Antonio Contes te Interi. Trajneri nga Lecce nxori më të mirën prej tij. Sulmuesi 27 vjecar ka një kontratë me zikaltrit deri në vitin 2024 me pagë 7.5 milionë Euro në vit

Sfidanti.al