Kualifikueset e Botërorit vazhdojnë të jenë nën shenjën e Turqisë që regjistroi një tjetër fitore. Këtë radhë skuadra turke mundi Norvegjinë e Erling Haaland me rezultatin 3-0 duke e ‘caktivizuar’ talentin norvegjez. Turqia e gjeti avantazhuin që në minutën e 4 me Tufan, ndërsa në të 28 dyfishoi me Soyuncu. Në fillimin e pjesës së dytë Tufan shënoi golin e tij të dytin personal dhe të tretin për Turqinë që tani është në kuotën e 6 pikëve.
Holanda merr fitoren e parë. Skuadra e Frank De Boer mposhti Lituaninë në një ndeshje që pati publik në Joahn Cruyff Arena të Amsterdamit me rezultatin 2-0. Berguis i dha avantazhin skuadrës Portokalli, ndërsa Luuk De Jong dyfishoi shifrat për skuadrën holandeze. Edhe Kroacia regjistroi fitoren e parë në këtio kualifikuese teksa mundi Qipron me rezultatin 1-0. Për skuadrën ballkanase mjaftoi goli i Pasalic për të marrë këto 3 pikë. Në ndeshjen tjetër, Bjellorusia mundi Estoninë me rezultatin 4-2.
Sfidanti.al