Josip Ilicic shënon, por kjo nuk i mjaftoi Sllovenisë që humbi ndaj Rusisë në ndeshjen e saj të radhës së kualifikueseve të Botërorit 2022. Në Sochi ndodh gjithcka në pjesën e parë. Dzuyba shënoi një dygolësh për skuadrën ruse në minutat 26 dhe 35, ndërsa 1 minutë më vonë futbollisti i Atalantës shkurtoi diferencën në 2-1 duke rikthyer në lojë Slloveninë,por kjo e fundit nuk mundi dot të barazojë..
Në Grupin H të kualifikueseve të Botërorit, Rusia është me 6 pikë, ndërsa Sllovenia ka 3. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasditen e së shtunës, Mali i Zi mundi 4-1 Gjibraltarin në Podgoricë me gola të Beciraj e Simic në pjesën e parë dhe Tomasevic e Jovetic në të dytën, për Gjibraltarin shënoi Styche me penallti
Sfidanti.al